Pse duhet sterilizimi?

Akorduar një studim te vitit 1995 (shumë vjet më parë) të bërë nga Shoqata e Kafshëve të Amerikës, 80 % e maceve dhe e qenve ne Amerikë dhe Kanada, janë të sterilizuar. 

Çfarë dinë keta njerez në këto vënde qe ne nuk e dimë?

Një maçok i kastruar ka më pak gjasa që të bredhë, më pak gjasa për të luftuar (dhe më pak të ngjarë të kushtojë të holla për ta mjekuar atë), dhe më pak të gjasa të urinojë për të shënuar territorin e tij.

Ai ka më shumë mundësi të jetojë më gjatë, sepse maçoku i cili është në kërkim të një partnere është me të vërtetë duke kërkuar për telashe. Maçok që ikën nga shtëpia për ditë të tëra në kërkim të partneres së tij, që zihet me të tjerë maçokë, duke marrë kështu plagë të ndryshme. Nëse një makinë nuk e ka shtypur atë, sëmundjet infektive (të cilat përhapen duke luftuar apo kryqëzuar) gjithashtu dhe kanceri ka rrezik të shkaktojë një vdekje të hershme.

Një femër e sterilizuar është një kafshë më e vëmendshme dhe më e dashur, për shkak se energjia e saj nuk është e drejtuar vazhdimisht drejt gjetjes së një partneri. (Macet janë në afsh pothuajse gjithë kohën deri sa të ngelen shtatzanë). Në qoftë se ju sterilizoni macen tuaj, ju e mbroni atë nga disa sëmundje siç janë kanceri dhe infeksionet gjithashtu dhe semundjet infektive sukesualisht të trasnmetueshme.

Sterilizmi që në moshë të re parandalon kancerin e gjirit tek macet dhe qentë, sterilizmi në ç’do moshë parandalon mbipopullimin e maceve dhe qenve dhe shpesh herë ndalon urinimi dhe shënimi i zonave të caktuara nëpër shtëpi.

Edhe pse procedurat janë ndër më të zakonshme, shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë proçedure ndiqet:

Sterilizimi është heqja e gjithë sistemit riprodhues tek femra: mitrës, tubave fallopiane dhe vezoret. Qepja që kryhet gjatë këtij akti është ajo e brendëshme( e cila është totalisht e absorbueshme) dhe e pjesës se lëkurës. Disa veterinerë përdorin qepje të cilat duhet të hiqen në kohën e rreth 10-14 ditë, ndërsa të tjerët përdorin catgut që është i absorbushëm, gjithashtu ka veterinerë të cilët perdorin masha inoksi. Rimëkëmbja është e shpejtë, duke marrë vetëm disa ditë, gjatë të cilave ju duhet të kufizoni aktivitetet e kafshës  tuaj – nuk duhet të lejohen të  hedhurat ose lojrat e rrëmbyera. Mirë është qe për disa ditë macen ta mbajmë vetëm brenda.

Në kastrim, testikujt tek maçoku hiqen me prerje në scrotum, qesja që mban testikujt. Këto prerje lihen në përgjithësi pa qepje pasi është një  procedurë relativisht e vogël. Kujdesi pas operacionit përfshin mbajtjen pastër të plagës. Mund të përdorim gazeta të copëtuar për kutinë ku maçoku kryen nevojat personale (per ta mbajtur plagën të pastër dhe të thatë) deri në mbylljen e prerjes,e cila zakonisht ndodh brenda tri deri në pesë ditë.Disa veterinerë rekomandojë mbajtjen e maçokut brenda (nëse ai nuk është tashmë një maçok shtëpie) .

Shumica e kilentëve që na pyesin janë ata që janë përballur me suprizën e koteleve pa pasur as idenë më të vogël që macja e tyre ishte shtatzanë. Do ju luteshim mos të prisni më. Merrni në telefon nje Mjek Veteriner për të biseduar dhe diskutuar sterilizmin dhe kastrimin e maces apo qenit tuaj.

Nëse aksidenti ka ndodhur tashmë dhe macja juaj është shtatzanë dhe në pritje, atëhere jeni ju që duhet të vendosni por gjithmonë duhet të keni parasysh që macete e ardhshme duhet t’ju gjeni një familje. Që tashme mbipopullimi i maceve e ka veshtiresuar se tepermi mundesine e gjetjes se nje familje per adoptimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *