Adopto një kafshë shpëto një jetë!

“Nuk ka psikiatër në botë që të jep qetësinë dhe ndjesinë që të jep një këlysh kur të lëpin fytyrën.” Ben Williams

Ja 11 nga arsyet për të pasur një kafshë shoqërimi :

1.Kafshët e shoqërimit, promovojnë ndërveprim shoqëror. Të gjithë e dimë klishenë e një djali në park me një qen të lezetshëm , i ulur në një stol dhe të gjitha vajzat që kalojnë ndalojnë disa caste për ta përkëdhelur atë dhe në mënyrë të pashmangëshme bisedojnë dhe më pronarin. Por hej, kjo klishe është shumë e përhapur për një arsye: pasi funksionon vërtet.

2. Kafshët stimulojnë dhe inkurajojnë fiskulturën, gjimnastikën, aq më shumë qenushët e rracave sportive.

3. Kafshët nuk gjykojnë, dhe (qentë ) e duan pronarin e tyre me një dashuri të vërtetë jo të shtirur dhe pa interes.

Macet janë pak më shumë kryeneçe por të jeni të sigurt se do ju duan dhe nuk do ju ndërrojnë me askënd nëse ju i trajtoni mirë. Kafshët, besoni, do ju duan njësoj pa e vrarë mëndjen aspak për paraqitjen tuaj të jashtme, apo nëse rrobat tuaja janë firmato apo jo.

4. Kafshët nxisin të qeshura, lojra të ndryshmë , na kujtojnë që të mos e marrim jetën aq seriozisht.

5. Kafshët janë një ndihmë e madhe për antistres, dhe vetminë. Një kafshë i jep atij personi një fokus të jashtëm, një qëllim dhe dikë që të kujdeset për të. Në këmbim, ata marrin një dashuri recpiroke dhe atë për të cilën një kafshë ka nevojë; vëmendjen tonë.
6. Tek fëmijët që rriten me një kafshë shoqërimi në shtëpi shihet se kanë më shumë ndjeshmëri. Kjo mendohet se vjen pasi fëmijët shpesh i trajtojnë kafshët si moshatarët e tyre dhe i kuptojnë kafshët më mirë se të rriturit. Ata mësojnë të lexojnë “shënjat e trupit “dhe ndryshe nga të rriturit, kafshët nuk shtiren apo nuk luajnë lojrat psikologjike.

Kur fëmijët rriten ata mësojnë ti kuptojnë më mirë shokët apo kolegët e punës, biles dhe duke lexuar “gjuhën e trupit” e nevojshme për ti kuptuar më mirë të tjerët.

7. Stimulim mental. Kafshët inkurajojnë bashkëveprim social i cili nxit një memorie të mirë dhe inkurajon komunikimin.

8. Ndihmojnë në një presionin normal të gjakut. Studimet kanë gjetur se të paturit një kafshë shoqërimi ul presionin e gjakut dhe triglycerideve.

9. Kontakt fizik. Foshnjat që nuk kanë mundësinë e të prekurit të objekteve të ndryshme nuk arrijnë të zhvillohen mjaftueshëm si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Kontakti është shumë i rëndësishëm për mendjen dhe shpirtin. Kafshët janë një ndihmë e madhe në këtë drejtim, një alternativë e sigurt, jo kërcënuese dhe e ngrohtë.

10. Relaksim. Keni vënë re nëpër filma kur shihni një klinikë doktori apo një klinikë dentare moderne, në dhomën e pritjes të klientëve, ju do të shihni dhe një akuarim me peshq shumëngjyrësh dhe të vegjël. Duke qënë në praninë e nje kafshë, qoftë edhe duke pare një peshk që noton në akuarium është shumë qetësuese, edhe fëmijët hiperaktive qetësohen nga kjo. Studimet kanë treguar se në shumë njerëz kjo zvogëlon presionin e gjakut dhe punën e zemrës.

11. Rrisni gëzimin në jetën tuaj. Kafshët përdoren kudo: në spitale, burgje, qëndra rihabilitimi, qëndra të zhvillimit mendor e të tjera.

Mos harrojmë rëndësinë që kanë kafshët në jetën e disa njerëzve , për disa akoma më shumë së një mik. Si mendoni se ndjehet një i verbër që ndihmohet nga qeni i tij cdo ditë, pa një ditë pushim, pa kerkuar rritje rroge dhe pushime të paguara. Ai është drita e syve për të apo jo?

Mos harrojmë qentë e shpëtimit të përdorur në katastrofa të ndryshme nga zjarrfikësit, qentë e policisë apo dhe thjesht qenin “bari” . Është një detyrë e secilit nga ne të tregojme mirënjohjen për të gjithçka që kafshët e shoqërimit kanë bërë dhe bëjnë për ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *