Pse duhet sterilizimi?

Akorduar një studim te vitit 1995 (shumë vjet më parë) të bërë nga Shoqata e Kafshëve të Amerikës, 80 % e maceve dhe e qenve ne Amerikë dhe Kanada, janë të sterilizuar. 

Çfarë dinë keta njerez në këto vënde qe ne nuk e dimë?

Një maçok i kastruar ka më pak gjasa që të bredhë, më pak gjasa për të luftuar (dhe më pak të ngjarë të kushtojë të holla për ta mjekuar atë), dhe më pak të gjasa të urinojë për të shënuar territorin e tij.

Ai ka më shumë mundësi të jetojë më gjatë, sepse maçoku i cili është në kërkim të një partnere është me të vërtetë duke kërkuar për telashe. Maçok që ikën nga shtëpia për ditë të tëra në kërkim të partneres së tij, që zihet me të tjerë maçokë, duke marrë kështu plagë të ndryshme. Nëse një makinë nuk e ka shtypur atë, sëmundjet infektive (të cilat përhapen duke luftuar apo kryqëzuar) gjithashtu dhe kanceri ka rrezik të shkaktojë një vdekje të hershme.

Një femër e sterilizuar është një kafshë më e vëmendshme dhe më e dashur, për shkak se energjia e saj nuk është e drejtuar vazhdimisht drejt gjetjes së një partneri. (Macet janë në afsh pothuajse gjithë kohën deri sa të ngelen shtatzanë). Në qoftë se ju sterilizoni macen tuaj, ju e mbroni atë nga disa sëmundje siç janë kanceri dhe infeksionet gjithashtu dhe semundjet infektive sukesualisht të trasnmetueshme.

Sterilizmi që në moshë të re parandalon kancerin e gjirit tek macet dhe qentë, sterilizmi në ç’do moshë parandalon mbipopullimin e maceve dhe qenve dhe shpesh herë ndalon urinimi dhe shënimi i zonave të caktuara nëpër shtëpi.

Edhe pse procedurat janë ndër më të zakonshme, shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë proçedure ndiqet:

Sterilizimi është heqja e gjithë sistemit riprodhues tek femra: mitrës, tubave fallopiane dhe vezoret. Qepja që kryhet gjatë këtij akti është ajo e brendëshme( e cila është totalisht e absorbueshme) dhe e pjesës se lëkurës. Disa veterinerë përdorin qepje të cilat duhet të hiqen në kohën e rreth 10-14 ditë, ndërsa të tjerët përdorin catgut që është i absorbushëm, gjithashtu ka veterinerë të cilët perdorin masha inoksi. Rimëkëmbja është e shpejtë, duke marrë vetëm disa ditë, gjatë të cilave ju duhet të kufizoni aktivitetet e kafshës  tuaj – nuk duhet të lejohen të  hedhurat ose lojrat e rrëmbyera. Mirë është qe për disa ditë macen ta mbajmë vetëm brenda.

Në kastrim, testikujt tek maçoku hiqen me prerje në scrotum, qesja që mban testikujt. Këto prerje lihen në përgjithësi pa qepje pasi është një  procedurë relativisht e vogël. Kujdesi pas operacionit përfshin mbajtjen pastër të plagës. Mund të përdorim gazeta të copëtuar për kutinë ku maçoku kryen nevojat personale (per ta mbajtur plagën të pastër dhe të thatë) deri në mbylljen e prerjes,e cila zakonisht ndodh brenda tri deri në pesë ditë.Disa veterinerë rekomandojë mbajtjen e maçokut brenda (nëse ai nuk është tashmë një maçok shtëpie) .

Shumica e kilentëve që na pyesin janë ata që janë përballur me suprizën e koteleve pa pasur as idenë më të vogël që macja e tyre ishte shtatzanë. Do ju luteshim mos të prisni më. Merrni në telefon nje Mjek Veteriner për të biseduar dhe diskutuar sterilizmin dhe kastrimin e maces apo qenit tuaj.

Nëse aksidenti ka ndodhur tashmë dhe macja juaj është shtatzanë dhe në pritje, atëhere jeni ju që duhet të vendosni por gjithmonë duhet të keni parasysh që macete e ardhshme duhet t’ju gjeni një familje. Që tashme mbipopullimi i maceve e ka veshtiresuar se tepermi mundesine e gjetjes se nje familje per adoptimin e tyre.

Kafshët janë miq të mrekullueshëm!!

“Kafshët janë miq të mrekullueshëm-ata nuk pyesin asnjëherë, ata nuk kritikojnë asnjëherë.”

George Eliot

Kafshët sjellin gëzim, harmoni dhe transmetojnë dashurinë që mbartin nga vetja tek njerzit. Ata gjithashtu sjellin shëndet dhe krijojnë një imunitet të nevojshëm tek njerzit që i mbajnë në shtëpitë e tyre.

Ka fakte rreth kësaj të vërtete :

Insituti i Kerkimeve Mjekësore në Melburn, Australi , bëri një studim 3 vjecar me 5.000 ( 5 mijë ) njerëz , dhe arriti në konkulzion se personat që mbanin kafshë në shtëpitë e tyre, kishin një presion gjaku normal dhe kolesterol të ulët në gjak, ndersa ata qe nuk kishin kafshë shoqërimi karakterizoheshin nga presioni i gjakut i lartë dhe kolesteroli në gjak ,në nivelet maksimale .

Gjithashtu studimet e bëra nga Insituti i Shëndetit Publik Ndërkombëtar në bashkëpunim me klinikat ku vizitoheshin personat e moshuar , bëri një studim në vitin 1999 , e cila gjithashtu është botuar në revistën Amerikane të Shëndetit , duke arritur në përfundim se të moshuarit që kishin mbajtur kafshë shoqërimi rregullisht , ishin më të aftë fizikisht dhe mendërisht se ata që nuk kishin mbajtur kafshë shoqërimi.

Adopto një kafshë shpëto një jetë!

“Nuk ka psikiatër në botë që të jep qetësinë dhe ndjesinë që të jep një këlysh kur të lëpin fytyrën.” Ben Williams

Ja 11 nga arsyet për të pasur një kafshë shoqërimi :

1.Kafshët e shoqërimit, promovojnë ndërveprim shoqëror. Të gjithë e dimë klishenë e një djali në park me një qen të lezetshëm , i ulur në një stol dhe të gjitha vajzat që kalojnë ndalojnë disa caste për ta përkëdhelur atë dhe në mënyrë të pashmangëshme bisedojnë dhe më pronarin. Por hej, kjo klishe është shumë e përhapur për një arsye: pasi funksionon vërtet.

2. Kafshët stimulojnë dhe inkurajojnë fiskulturën, gjimnastikën, aq më shumë qenushët e rracave sportive.

3. Kafshët nuk gjykojnë, dhe (qentë ) e duan pronarin e tyre me një dashuri të vërtetë jo të shtirur dhe pa interes.

Macet janë pak më shumë kryeneçe por të jeni të sigurt se do ju duan dhe nuk do ju ndërrojnë me askënd nëse ju i trajtoni mirë. Kafshët, besoni, do ju duan njësoj pa e vrarë mëndjen aspak për paraqitjen tuaj të jashtme, apo nëse rrobat tuaja janë firmato apo jo.

4. Kafshët nxisin të qeshura, lojra të ndryshmë , na kujtojnë që të mos e marrim jetën aq seriozisht.

5. Kafshët janë një ndihmë e madhe për antistres, dhe vetminë. Një kafshë i jep atij personi një fokus të jashtëm, një qëllim dhe dikë që të kujdeset për të. Në këmbim, ata marrin një dashuri recpiroke dhe atë për të cilën një kafshë ka nevojë; vëmendjen tonë.
6. Tek fëmijët që rriten me një kafshë shoqërimi në shtëpi shihet se kanë më shumë ndjeshmëri. Kjo mendohet se vjen pasi fëmijët shpesh i trajtojnë kafshët si moshatarët e tyre dhe i kuptojnë kafshët më mirë se të rriturit. Ata mësojnë të lexojnë “shënjat e trupit “dhe ndryshe nga të rriturit, kafshët nuk shtiren apo nuk luajnë lojrat psikologjike.

Kur fëmijët rriten ata mësojnë ti kuptojnë më mirë shokët apo kolegët e punës, biles dhe duke lexuar “gjuhën e trupit” e nevojshme për ti kuptuar më mirë të tjerët.

7. Stimulim mental. Kafshët inkurajojnë bashkëveprim social i cili nxit një memorie të mirë dhe inkurajon komunikimin.

8. Ndihmojnë në një presionin normal të gjakut. Studimet kanë gjetur se të paturit një kafshë shoqërimi ul presionin e gjakut dhe triglycerideve.

9. Kontakt fizik. Foshnjat që nuk kanë mundësinë e të prekurit të objekteve të ndryshme nuk arrijnë të zhvillohen mjaftueshëm si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Kontakti është shumë i rëndësishëm për mendjen dhe shpirtin. Kafshët janë një ndihmë e madhe në këtë drejtim, një alternativë e sigurt, jo kërcënuese dhe e ngrohtë.

10. Relaksim. Keni vënë re nëpër filma kur shihni një klinikë doktori apo një klinikë dentare moderne, në dhomën e pritjes të klientëve, ju do të shihni dhe një akuarim me peshq shumëngjyrësh dhe të vegjël. Duke qënë në praninë e nje kafshë, qoftë edhe duke pare një peshk që noton në akuarium është shumë qetësuese, edhe fëmijët hiperaktive qetësohen nga kjo. Studimet kanë treguar se në shumë njerëz kjo zvogëlon presionin e gjakut dhe punën e zemrës.

11. Rrisni gëzimin në jetën tuaj. Kafshët përdoren kudo: në spitale, burgje, qëndra rihabilitimi, qëndra të zhvillimit mendor e të tjera.

Mos harrojmë rëndësinë që kanë kafshët në jetën e disa njerëzve , për disa akoma më shumë së një mik. Si mendoni se ndjehet një i verbër që ndihmohet nga qeni i tij cdo ditë, pa një ditë pushim, pa kerkuar rritje rroge dhe pushime të paguara. Ai është drita e syve për të apo jo?

Mos harrojmë qentë e shpëtimit të përdorur në katastrofa të ndryshme nga zjarrfikësit, qentë e policisë apo dhe thjesht qenin “bari” . Është një detyrë e secilit nga ne të tregojme mirënjohjen për të gjithçka që kafshët e shoqërimit kanë bërë dhe bëjnë për ne.

Hachiko, qeni më besnik i Japonisë

Hachiko, qeni më besnik i Japonisë.  Qeni Akita ka prekur zemrat e njerëzve në të gjithë kombin japnonez me devocion që tregoi duke pritur çdo ditë për më shumë se nëntë vjet tek  stacioni Shibuya në Tokio për të zotin e tij për t’u kthyer nga puna, duke mos ditur se ai kishte vdekur nga një hemorragji cerebrale dhe nuk do të kthehej më.

Sot, një statujë e Hachiko qëndron në Shibuya. Ajo është satuja e një qeni duke pritur me durim. Por, ndërsa kjo ngjarje e ka  bërë Hachikon të famshëm, qëndon fakti se para vdekjes së zotërisë së tij, të dy çdo mbrëmje dhe ecin në shtëpi së bashku. Një statuj tjetër është vendosur tek Tokio Imperial University, për të përjetësur gëzim që ka shprehur Hachiko ndërsa takon të zotin e tij.Ndërsa Hachiko është ndoshta më i njohur nga të dy, pronari i tij, Hidesaburo Ueno, gjithashtu ka kontribuar shumë për shoqërinë japoneze.Ueno ishte një profesor në Universitetin e Tokios (më pas i quajtur Tokio Imperial University) për më shumë se 20 vjet, dhe një dijetar i njohur në fushën e inxhinierisë bujqësore, ai ndërroi jetë duke dhënë leksion në 1925 .